Donald Trump e emëron Richard Grenellin drejtor të përkohshëm të Kennedy Center
![Donald Trump e emëron Richard Grenellin drejtor të përkohshëm të Kennedy Center](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2020/12/grenell1.jpg)
Presidenti Trump emëroi dje Richard Grenellin, të dërguarin e tij për misionet speciale, drejtor ekzekutiv të përkohshëm të Qendrës Kennedy. Emërimi erdhi disa ditë pasi vet Trump u emërua kryetar i bordit të ri të asaj qendre.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se Ric Grenell do të shërbejë si Drejtor Ekzekutiv i Përkohshëm i Qendrës Kennedy. Ric ndan Vizionin tim për Epokën e Artë të Arteve dhe Kulturës Amerikane dhe do të mbikëqyrë funksionimin e përditshëm të Qendrës. Jo më shumë drag shoë, ose propaganda tjera anti-amerikane — vetëm më të mirët. Ric, mirë se vjen në shoë biznes!” tha presidenti në Truth Social të hënën.