DOKUMENTE | Donika Gërvalla e vesh stafin me para të shtetit, jep tender mbi 14 mijë euro

DOKUMENTE | Donika Gërvalla e vesh stafin me para të shtetit, jep tender mbi 14 mijë euro

Ministria e Donika Gërvallës ka dhënë një tenderi në vlerë prej 14 mijë e 476 euro për blerjen e veshmbathjeve për shoferë dhe zyrtarë të protokollit të MPJD-së, shkruan Periskopi.

Komplete, këmisha, këpucë – janë produktet që ka vendosur ministrja Gërvalla t’ia blejë stafit të saj.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 16 mijë euro. Teksa, kriteri i dhënies së kontratës ishte çmimi më i ulët i ofruar.

Më datë 19.09.2024, MPDJ nënshkroi kontratën me Naim Shuki B.I. Vlera e përgjithshme e kontratës kapte vlerën 14,476 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit janë edhe detaje specifike për të gjitha produktet që janë blerë:

Veshmbathjet duhet të jenë konfencion industrial, produkt serik. • Furnizimi i veshmbathjeve bëhet 12 komplete për meshkuj vere,dhe 12 komplete per meshkuj dimer. 10 komplete per femra per vere dhe 10 komplete per femra per dimer. • 48 këmisha për meshkuj (24 verë +24 dimër), 40 këmisha për femra (20 verë + 20 dimër). • Furnizimi me kepuce bëhet 24 pale për meshkuj,vere12 dhe 12 dimer, 10 pale kepuca per femra per vere dhe 10 pale kepca per dimer.

/Periskopi/

Shpërndaje në: