Dokumentari i Eliza Dushkut për Shqipërinë, tani në dispozicion për miliona shikues

Dokumentari i Eliza Dushkut për Shqipërinë, tani në dispozicion për miliona shikues

Është publikuar në platformën Netflix dokumentari i realizuar nga Eliza Dushku, për Shqipërinë.

“E dashur Shqipëri. Kam qenë gjithnjë kureshtare dhe e hipnotizuar nga misteret e tua. Unë jam një shqiptare e Amerikës nga Bostoni. Gjyshërit e mi emigruan në Amerikë në vitet 1940 dhe u larguan nga kjo jetë përpara se unë të lindja. Babai im më ka mësuar të jem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani është koha për mua që të zbulojë përse-ne”, me këto fjalë e nis Dushku dokumentarin e saj.

Dushku sot ka treguar se Dokumentari “Dear Albania” është në Netflix dhe mund të shkarkohet e shikohet nga njerëzit në mbarë botën.

“Dear Albania” është dokumentar që përshkruan një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën e Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat, besimin dhe turizmin shqiptar.

Ky është imazhi që jep Eliza Dushku, konceptuar si një “letër dashurie” nga Hollivudi për Shqipërinë. / KultPlus.com

Shpërndaje në: