(DOKUMENT) Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për këshilltarin e tij dhe vëllaun e Fitore Pacollit

(DOKUMENT) Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për këshilltarin e tij dhe vëllaun e Fitore Pacollit

Faton Peci, ministër i Bujqësisë i ka “rënë pishman” për grantet që i dha këshilltarit të tij Naim Huruglica dhe vëllaut të deputetetes së VV`së Fitore PAcolli.

Në dy dokumentet që ka siguruar Periskopi, shihet se të dy grantet për këshilltarin dhe vëllaun e Fitore Pacollit janë pezulluar.

Për Huruglicën, pezullimi është bërë më 22 nëntor 2024 përderisa për Blerim Pacollin vendimi për pezullim është bërë në të njëtën ditë, pra me 22 nëntor 2024.

Këto vendime te Faton Pecit vijnë në kohën kur presion publik ka qenë mjaft i madh.

Madje është kërkuar disa herë dorëhqeja e tij.

LDK tashmë ka deponuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për këtë çështje.

Këshilltari i Pecit, Naim Huruglica ia lëshoi me qera tokën e tij, ajo aplikon dhe merr grant 100 mijë euro në Ministri

Këshilltari i Pecit del që ka ‘përgatitur vetë terrenin’ për ta fituar grantin 100 mijë eurosh

“Veç je plak…”, vëllau i Fitore Pacolli që fitoi 100 mijë euro grant nga Peci, dikur kërcënonte një 90-vjeçar për një tokë 6 ari

Shpërndaje në: