“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” – Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” – Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Gjesti ka bërë së fundmi një bisedë me Krisa Çaushin, ku i ka treguar një histori nga jeta.

Ai i tregon për të kaluarën, një moment kur ka dashur që të blejë një makinë, por që nuk kishte fare para.

Këngëtari thotë se donte të blinte një më të shtrenjtë edhe pse kishte zero cent në xhep.”I kam pasur zero cent në xhep dhe doja të blija një makinë, por nuk doja kështu me pesë mijë dhjetë mijë euro, por doja më të mirë, 20 mijë e më shumë. Kam hyrë një muaj ditë rend duke lypur makinë makinë pa pikë centi”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Dyqysh me plot vetbesim se njëmend do ta blej, e gjeta në fund paret jo, prita. Paret jo, e çoj Zoti një lloj gjëje edhe unë, me u hap një rrugë bashkë në atë çmim”.

Ky është vetëm një çast i bisedës së tyre, pasi këto ditë ka patur zhvillime të shumta.

Ka qenë Gerta Gixhari mbrëmë (e diel) që i ka hedhur birrë në sy Gjestit, derisa iu desh të intervenoj e të linte shtëpinë për pak kohë.

Pas kësaj në shtëpi erdhi një zarf i zi, përmbajtja e të cilit nuk dihet akoma. 

Shpërndaje në: