Dogjën dy automjete qëllimisht në Durrës, arrestohen dy autorët – një në kërkim

Dogjën dy automjete qëllimisht në Durrës, arrestohen dy autorët – një në kërkim

Policia e Durrësit ka zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve në lagjen nr. 13 dhe ka vënë në pranga dy autorët, Albjon Golemi dhe Ertin Hoxha. Ngjarja ka ndodhur në datë 23 shtator 2024, kur dy automjete janë djegur në mënyrë të qëllimshme.

Një tjetër bashkëpunëtor, Eridjon Rubener është shpallur në kërkim dhe një i mitur është proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë Durrës

Pas një hetimi intensiv nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, u bë e mundur zbulimi i ngjarjes së ndodhur më 23 shtator 2024, kur dy automjete, njëra plotësisht dhe tjetra pjesërisht, u dogjën qëllimisht.

Si rezultat i hetimeve dhe informacionit të siguruar në rrugë operative, u identifikuan dhe u arrestuan shtetasit me iniciale E. H. dhe A. G., të dy 18 vjeç dhe banues në Durrës. Ndërkohë, shtetasi me iniciale E. R., 32 vjeç, është shpallur në kërkim për përfshirje në këtë ngjarje, dhe shtetasi i mitur me iniciale A. Gj. është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia vijon punën për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./euronews/

Shpërndaje në: