Dogana zbulon barna ilegale në një barnatore në Prizren, disa ishin të fshehura në tualet
Dogana e Kosovës sot në regjionin e Prizrenit ka zbuluar një sasi të madhe të barnave të paligjshme, të fshehura në vende të ndryshme.
Këto barna ishin kontrabanduar në Kosovë dhe sot i është identifikuar lokacioni i barnatores dhe është bastisur menjëherë.
Në këtë barnatore janë sekuestruar 633 paketime barnash me një vlerë mbi 5000 euro.