Dogana parandalon një rast të kontrabandës, vlera 15 mijë euro

Dogana parandalon një rast të kontrabandës, vlera 15 mijë euro

Dogana e Kosovës ka parandaluar një përpjekje për kontrabandë medikamentesh gjatë një kontrolli të kryer në kabinën e një maune, duke zbuluar mallra të padeklaruara dhe të fshehura.

Rasti ka ndodhur në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Dogana ka njoftuar se vlera e këtyre medikamanteve  është 15 mijë euro.

“1000 copë injeksione CLEXANE 4.000 IU (40 mg/0.4 ml), me një vlerë prej rreth 15,000 €. Mallrat janë sekuestruar derisa Dogana e Kosovës ka ngritur kundërvajtjeje doganore në përputhje me Kodin Doganor dhe legjislacionin në fuqi. Mauna është devijuar për të vazhduar kontrollin dhe procedurat doganore në Terminalin e Hani i Elezit .Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të luftuar kontrabandën dhe për të mbrojtur ekonominë e vendit”, thuhet në njoftim. /Periskopi/

Shpërndaje në: