Dogana iu sekuestron dy serbëve në Gjilan 510 kilogramë mjaltë të padeklaruar, me vlerë rreth 5 mijë euro
![Dogana iu sekuestron dy serbëve në Gjilan 510 kilogramë mjaltë të padeklaruar, me vlerë rreth 5 mijë euro](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/93D6D2CB-8F8B-46AC-A503-63C783D28968-600x270.jpeg)
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndalur dy automjete në fshatin Kokaj, Komuna e Gjilanit me targa Serbe dhe me shofer shtetas serb.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të automjeteve në fjalë janë gjetur 20 kanta me rreth 510kg Mjaltë për të cilat nuk kishte dokumente përcjellëse.
“Vlera e tregut është rreth 5000 euro.” – thuhet në njoftim.
Tutje nga Dogana e Kosovës kanë bërë të ditur se automjetet dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme.
Zbulohet 2 raste të kundervajtjeve doganore
Prishtinë më 14 Shkurt 2025 Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë…
Posted by Dogana e Kosovës on Saturday, February 15, 2025