Dogana e Kosovës ia ndalon Azetit 18 mijë e 250 euro, po i mbante në çantë krahu
Rep artistit të njohur kosovar, Azet, Dogana e Kosovës, i ka ndaluar 18 mijë e 250 euro në pikën kufitare në Vërmicë.
Rasti ndodhi të hënën që e lëmë pas, ndërsa këto mjete financiare, reperi i njohur i kishte të padeklaruara, dhe po i mbante në një çantë krahu, përcjell Klankosova.tv.
”I ka të ndalume krejt paret”, citon Insajderi një burim në raportimin e tyre lidhur me këtë rast.
Vetura me të cilën po barteshin paratë ishte me targa të Kosovës.
”Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhej në njoftimin e Doganës së Kosovës të lëshuar dje,