Dobitë shëndetësore të karrotës
Përveç që konsumohen si ushqim, karrotat janë kultivuar për të shërbyer edhe si mjekim për trajtimin e shumë sëmundjeve.
Më poshtë keni disa dobi që mund të merrni nga karrotat.
Karrota ka më pak kalori dhe nuk përmban yndyrë.
Përdorimi i tyre mund t’ju japë doza të larta të vitaminës A të cilat ndihmojnë për një lëkurë më të mirë.
Karrotat gjithashtu janë të mira edhe për sytë sepse ato përmirësojnë shikimin.
Përveç këtyre, disa studime kanë treguar se konsumimi i karrotave mund ta zvogëlojë rrezikun e kancerit të mushkrive dhe të gjirit./PARROTLLA.NET/