Dobitë shëndetësore të ftoit

Dobitë shëndetësore të ftoit

Ftoi është një frut i pazakontë që lidhet ngushtë me mollët dhe dardhat. Vlera e kësaj peme si ushqim daton që nga e kaluara e largët.

Ai ndihmon si preventivë kundër kancerit, ndihmon në humbjen e peshës, përmirëson sistemin e tretjes, ul kolesterinën, forcon sistemin imunologjik, qetëson inflamacionet, ul tensionin e gjakut, parandalon alergjitë dhe ndikon për qarkullim më të mirë të gjakut, transmeton KosovaPress.

Ftoi është i pasur me vitamina A, B dhe C, fibra dhe minerale si kaliumi, bakri, seleni, zinku, fosfori, kalciumi, hekuri dhe magnezi.

Përmban sasi të vogla yndyre dhe vlera e tij ushqyese ndikon pozitivisht në shëndet.

Këto janë dobitë që sjell konsumi i ftoit:

-Ndikon në qarkullim dhe shëndetin e flokëve

-Ndihmon në humbjen e peshës

-Shëron ulcerën

-Zbut reaksionet alergjike

-Ndihmon te sëmundjet gastrointestinale

-Parandalon kancerin

-Ul tensionin e gjakut

-Ndikon kundër inflamacioneve

-Ruan shëndetin e lëkurës

-Forcon sistemin e imunitetit

Shpërndaje në: