Dobët Arbërie Nagavci e Rozeta Hajdari, nga sa vota morën ministrat e Kurtit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar votat e kandidatëve për deputet.
Shumica e ministrave të Qeverisë Kurti, kanë kandiduar për deputet. Megjithatë, vërehet se dy prej tyre kanë përformuar jashtëzakonisht dobët.
Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka marrë 12 mijë e 304 vota.
Ndërkohë, Arbërie Nagavci ka marrë 17 mijë e 463 vota, duke qenë kështu dy ministret me më së paku vota.
Statisikat për secilin ministër:
DONIKA GËRVALLA- SCHËARZ 79691
HEKURAN MURATI 94531
XHELAL SVEÇLA 85632
FATON PECI 96849
ALBULENA HAXHIU 89601
ARBEN VITIA 48760
HAJRULLA ÇEKO 26091
ARBËRIE NAGAVCI 17463
ROZETA HAJDARI 12304
ARTANE RIZVANOLLI BERISHA 24293
EJUP MAQEDONCI 46194