Dobësimi i Adele ka vetëm një sekret
Që kur u shfaq në festën e ditëlindjes së Drake goxha më e dobët nga ç’e kishim njohur, gjithë bota u fiksua pas transformimit të Adele. Këngëtarja është dobësuar shumë, thuajse 30 kg më pak, dhe një ndryshim i tillë i jashtëzakonshëm na bëri kuriozë për mënyrën.
Trajnerja e Adele, Camila Goodis që specializohet në Pilates, foli për US Weekly mbi regjimin që mbajti këngëtarja dhe rrugëtimin e tyre bashkë.
“Adele u trajnua me mua dhe më e bukura ëshë se s’ia kisha idenë që ishte Adele. Sa kishte lindur asokohe, ushtroheshim ngadalë dhe nga pak. Pilates ishte perfekte për të,” tha Goodis.
Sidoqoftë, Goodis e ndihmoi Adele thjesht të forconte muskujt e pelvisit pas lindjes dhe nuk mban meritat e transformimit të këngëtares. Goodis beson se ajo ia doli mbanë falë një regjimi strikt ushqimor dhe ushtrimeve fizike të moderuara sepse sipas saj, Adele s’është shumë njeri sportiv. “90% i takon dietës. Mendoj se ajo ndryshoi stilin e jetesës, filloi të hante më mirë dhe të ushtrohej normalisht. Rruga më e mirë drejt dobësimit nuk janë ushtrimet. Është goja. U them gjithmonë klientëve të mi, ‘Mund të ushtrohesh dhjetë orë në ditë, por nëse s’ha mirë, s’ke për të pasur rezultate.’”
Nutricionistja Heather Struhl, shpjegon: “Nëse dikush bie në peshë krejt papritur, do të thotë që ka humbur thjesht peshë uji. Ndërsa Adele ka humbur peshë gradualisht përgjatë disa muajve, që është mënyra më e mirë për t’u dobësuar. Mbipesha është e lidhur me disa sëmundje dhe shpeshherë rekomandohet nga mjekët për të parandaluar ose trajtuar një të tillë.”