Dobësia e Usyk që askush nuk flet për të, çfarë ka boksieri?
Për pak minuta pritet të fillojë meçi i madh i boiksit në kategorinë e rëndë ndërmjet Usyk dhe Joshuas.
Aktualisht brezat e kategorisë së rëndë WBA, IBF, WBO dhe IBO i mbanë boksieri ukrainas, Oleksander Usyk, pasi kishte mposhtur vitin e shkuar britanikun, Joshua, shkruan Periskopi.
Joshua në matjet zyrtare ia ka përmendur një dobësi që ka Usyk në trupin e tij.
Sipas ish-trajnerit të boksierit, Tony Bellew, Dave Coldwell ka zbuluar se Oleksander Usyk nuk mund të durojë goditje të fuqishme në trup, pasi ka marr lëndime nga përvoja e tij amatore dikur.
Ai gjithashtu thotë se në vitin 2011, Usyk u rrëzua nga një goditje në mëlçi nga kampioni i tanishëm i peshave të lehta WBC, IBF dhe WBO, Artur Beterbiev.
Kjo mund të jetë përparësi për Joshuan sonte që ta godet atë në trup.