Do të merrni një qenush dhe nuk keni vendosur ende si ta quani? Këtu janë 10 emrat më të njohur për qentë
Çdo emër mbart një simbolikë të veçantë
Përveç faktit që do t’ju duhet të përgatisni shtratin, ushqimin dhe të zgjidhni një veteriner profesionist për kafshën tuaj të adhuruar shtëpiake, do t’ju duhet të zgjidhni edhe emrin e saj.
Këta janë emrat më të njohur për qentë në të gjithë botën, pavarësisht nëse janë të gjinisë mashkullore apo femërore.
Luna
Luna do të thotë Hënë, pra është emri i një personazhi të njohur në filmin ”Harry Potter” – Luna Lovegood.
Max
Emër i shkurtuar nga Maximilian, që do të thotë më i madhi. Emri u rrit në popullaritet pas publikimit të Gladiator Ridley Scott në vitin 2000, me Russell Crowe në rolin kryesor.
Bella
Në italisht do të thotë e bukur, kurse popullariteti aktual i emrit mund të ketë të bëjë me Mjellmën e Bardhë nga saga Twilight.
Lola
Ky emër i zakonshëm femëror në spanjisht është një formë e shkurtuar e emrit Dolores, që do të thotë trishtim, transmeton Telegrafi.
Molly
Molly është një emër që përdoret shpesh. Kohët e fundit është popullarizuar në filmin për magjistarin Harry Potter.
Charlie
Ky emër do të thotë “njeri i lirë”. Personazhet e njohura të quajtur Charlie përfshijnë Charlie Brown, personazhi kryesor në serinë e librave komikë Peanuts, dhe Charlie Harper nga Two and a Half Men, i interpretuar nga aktori Charlie Sheen.
Buddy
Buddy ishte fillimisht një pseudonim për një mik, dhe më pas u bë një emër i pavarur. Rocky. Ky emër u bë i njohur falë Rocky Balboa.
Jack
Emri tradicional anglez Jack do të thotë “Zoti është i mëshirshëm”.
Lucy
Lucy vjen nga emri latin Lucius, që vjen nga fjala lux, që do të thotë dritë. /Telegrafi/