“Do të marrësh plumb në kokë”, Prokuroria nis hetimet për kanosje ndaj kryetarit të Zubin Potokut
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se është kërcënuar me jetë dy herë brenda tre muajve të fundit, nga një person në rrjetet sociale.Duke marrë parasysh rastin, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me kërcënimet e bëra ndaj kryetarit.
Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni, tha se Prokuroria tashmë ka udhëzuar që të hapet rast për veprën penale “kanosja”.
“Është njoftuar prokurori, ka udhëzuar që të hapet rast për veprën penale “Kanosja” dhe tashmë ka nisur hetimet”, ka deklaruar Preteni për Reporteri.
Paraprakisht, Zeqiri ka shkruar se është kërcënuar nga një profil i një terroristi, i cili është paraqitur si oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.Tutje, ka thënë se ky person pretendohet se është i angazhuar në Kosovë.
“Jam duke u kërcënuar dy herë brenda tre muajve të fundit nga i njëjti profil i një terroriste që paraqitet të jetë një oficer i MUP-it të Serbisë, i angazhuar në R.Kosovës. Herën e parë më 31 maj dhe tani më 2 shtator. Përgjgija ime është: Këtu jam dhe këtu do të jem dem baba dem”, ka shkruar ai.