Do të luajnë me Viktoria Plzen, vjen reagimi i FC Dritës: Jemi krijuar për ndeshje të mëdha

Do të luajnë me Viktoria Plzen, vjen reagimi i FC Dritës: Jemi krijuar për ndeshje të mëdha

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për raundin e dytë të Conference League, ku Drita mësoi se do të përballet me skuadrën e njohur Viktoria Plzen.

Klubi i Dritës ka reaguar në mediat sociale, duke thënë se si gjithmonë shorti ia ka vënë një kundërshtar të fortë, por ata potencojnë se janë krijuar për ndeshje të mëdha.

Ja reagimi i klubit kosovar:“Jemi krijuar për ndeshje të mëdha.

Sot është tërhequr shorti për rundin e dytë të Conference League.

Si gjithmonë shorti na ka vendosur përballë një kundërshtari të fort siq është FC Viktoria Plzen nga Çekia.

Ndeshja e parë do të zhvillohet me 27 Korrik 2023 ndersa ajo e kthimit me 3 Gusht 2023”, shkruan FC Drita.

Shpërndaje në: