Do të jetë trajner i Ronaldos, Rangnick beson se Messi është më i miri në botë
Ralf Rangnick do të ketë mundësinë të drejtojë një nga lojtarët më të mirë që ka njohur futbolli, Cristiano Ronaldon.
Por, Rangnick nuk do ta drejtojë më të mirin në botë (edhe sipas tij), Lionel Messin. Gjithsesi, deklaratat e tij e bëjnë pakëz të pakëndshme situatën.
Trajneri gjerman pritet të marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës së Man United, ku aktualisht luan Ronaldo. Por, portugezi mund të lexojë lajmet që ia heqin pakëz nga qejfi gjermanin.
Rangnick beson se Messi është më i miri në botë. “Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë”, citon ‘NewYork Times’ gjermanin, përcjell Periskopi.
Rangnick nuk është i vetmi që mendon kështu. Messi është gjashtë herë lojtari më i mirë në botë formalisht, rrugës për të shtatën. Megjithatë, të jesh trajner i Ronaldos, duhet kursyer nga këto komente.
Mbetet të shihet nëse pas punës me CR7, Rangnick do të mund të ketë ndonjë koment tjetër për epitetin e më të mirit./ Periskopi/