Do të gërrditeni nga Harry Kane pasi të shikoni këto pamje

Do të gërrditeni nga Harry Kane pasi të shikoni këto pamje

Harry Kane është talent i veçantë në fitimin e goditjeve të lira.

Ylli i Tottenhamit është mjeshtër i tërheqjes së mbrojtësve në grackë, para se ta përdorë trupin për të nxjerr goditje dënimi.

Mirëpo, kjo vjen me një anë të errët, transmeton Periskopi.

Dëshira për të fituar goditje të lira, detyron futbollistët, përfshirë Kane, të ekzagjërojnë me reagime teatrale.

Dhe një simulim të gërrditshëm Kane e bëri në finale të Euro 2020 kundër Italisë.

Chiellini spastroi rrezikun nga zona e tij duke e goditur topin me kokë, para se Kane – që poashtu kërceu për ta fituar duelin – u shtri në fushë duke mbajtur fytyrën, me një fije shprese se do ta fitonte një penallti.

Me Kanen që e kuptoi se Anglia ende ishte në sulm dhe me pretendime për ta futur topin në zonë, ai u ngrit menjëherë në këmbë dhe u fut në thellësi të zonës.

Neveritëse. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: