“Do ta lë një bombë tek shtëpia”, kërcënohet lojtari i Manchester United, Harry Maguire

“Do ta lë një bombë tek shtëpia”, kërcënohet lojtari i Manchester United, Harry Maguire

Policia e Cheshire është dërguar në shtëpinë e kapitenit të Manchester United, Harry Maguire, pasi ai mori një kërcënim me bombë nga disa tifozë.

Maguire jeton me të fejuarën e tij Fern Hawkins së bashku me dy vajzat e tyre, por prona e tyre tani po kontrollohet gjerësisht nga policia pas kërcënimit. Lojtarit iu dërgua një email se një bombë po lihej në shtëpinë e anglezit.

Lojtari është cak i kritikave në mediave sociale, por natyra e këtij kërcënimi e ka detyruar policinë ta trajtojë çështjen me seriozitet.

Ky kërcënim vjen vetëm disa ditë pasi Maguire me ekipin e tij u mposht 4-0 nga Liverpool në Anfield.

Maguire dhe familja e tij thuhet se janë tronditur jashtëzakonisht nga kërcënimi.

Shpërndaje në: