“Do ta bëja prapë”, Lokaj nuk tërhiqet nga deklarata për kryeministrin Kurti

Komentatori i njohur i sportit, Andin Lokaj ka qenë në qendër të vëmendjes në dy ditët e fundit.
Ndoshta jo për diçka që është pritur, duke çuditur të gjithë me vendin dhe fjalët e përdorura.
Lokaj zgjodhi ndeshjes Juventus – Inter, e cila është transmetuar në “Sport 1” në kompaninë “Art Motion”, duke ofenduar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.
“Veç një dëshirë e kam sonte, e dëshira ime më e madhe është që kryeministri jonë aktual që është ma hajvani në histori të njerëzimit të mos më dëgjojë sonte, se me ditë që ai më dëgjon sonte, unë qitash e nali komentimin edhe iki te shpia. Kryeministri ma hajvan n’histori…e tash vazhdojmë”, ka thënë Lokaj atë natë, duke ia kthyer kryeministrit Kurti me të njëjtë monedhë, i cili më 10 shkurt të njëjtën fjalë ia kishte thënë opozitës.
Por, 72 orë më vonë, Andin Lokaj thotë se nuk i ka rënë pishman, dhe po t’i ipej mundësia, do ta bënte prapë të njëjtën gjë.
Kështu ka thënë Lokaj për “Nacionalen”, pak pasi e kreu takimin me Komisionin Disiplinor të “Art Motion”.
“Po, patjetër që po. Kjo nuk ka të bëj asgjë negative. Është vetëm pozitive”, tha ai fillimisht.
Kyr u pyet për arsyen e atyre fjalëve, ai tha se vetëm është një thirrje për unifikim.
“Është thirrje për unifikim. Është një situatë shumë e vështirë edhe në aspektin global, dhe neve si kurrë më parë na duhet unfikim. Me plot shpirtë e kam thënë. Njerëzit e kanë marrë ndryshe, i kuptoj të gjithë. Jetojmë në demokraci. Por e dua këtë vend, e dua të unifikuar”, shtoi ai.
Tjetër arsye thotë se ishte mbrojtja e “kolegëve të tij”, të cilët u ofenduan gjatë fushatës zgjedhore.
“E kuptoj një anën tjetër të medaljes, që nuk ka qenë aspekti profesional. Megjithatë, për pjesën tjetër të medaljes, ka qenë thirrje për unifikim, e kam mbrojtë dinjitetin e kompanisë dhe kolegëve të mi. Kanë qenë të goditur gjatë gjithë fushatës. Nuk mendoj se kjo duhet t’i ndodhë këtij vendi”, tha Lokaj.