“Do bëj Messin tatuazh”, sulmuesi argjentinas mban premtimin

“Do bëj Messin tatuazh”, sulmuesi argjentinas mban premtimin

Në Argjentinë janë të çmendur pas futbollit. Pasioni për lojën më të bukur me top, në Amerikën Latine është i madh, ndërkohë që i gjithë populli argjentinas po shijon e feston fitimin e Kupës së Botës për herë të tretë.

Tani është koha për të mbajtur premtimet dhe Dario Benedetto do e mbajë fjalën e dhënë. Sulmuesi i Boca Juniors, një idhull në “Bombonera”, ka veshur pesë herë fanellën e kombëtares albiceleste.

Përpara fillimit të Botërorit Katar 2022, 32-vjeçari deklaroi se do bënte tatuazh Leo Messin nëse kupa rikthehej në Buenos Aires. “Po bëj një tatuazh të Leo Messit. E premtova dhe do e mbaj fjalën.

Dua ta falënderoj gjithmonë Leon për fitimin e Kupës së Botës me Argjentinën” – u shpreh sulmuesi, i cili luajti vetëm pesë herë përkrah idhullit të tij në Kombëtare.

Shpërndaje në: