Djokovici përfundimisht do të dëbohet nga Australia, pasi e humbi rastin në gjykatë

Djokovici përfundimisht do të dëbohet nga Australia, pasi e humbi rastin në gjykatë

Gjykata në Australi ka vendosur që ta dëbojë Novak Djokovicin nga vendi.

Vendimi u mor para pak çastesh dhe kështu kërkesa për aprovimin e vizës iu anulua tenistit serb.

20-herë kampioni i Grand Slam-it pati seancën në Gjykatën Federale sot në një përpjekje të fundit për të qëndruar dhe garuarpër titullin.

Shefi i drejtësisë James Allsop, gjyqtari Anthony Besanko dhe gjyqtari David O’Callaghan vendosën njëzëri se Djokovic nuk kishte arsye për të kundërshtuar urdhrin e dëbimit të Ministrit të Emigracionit Alex Hawke.

Tani, Djokovic nuk ka vizë dhe kështu do të dëbohet nga Australia. Nëntë herë kampioni i Australian Open do të largohet nga vendi shumë shpejt.

Djokovic nuk mund të ankohet më për këtë vendim. Kështu, ai do të mungojë në GrandSlamin “Australian Open” që nis të hënën.

Qeveria nuk tregoi nëse do të përdornin opsionin për të parandaluar Djokovic që të aplikonte për vizë për të hyrë në Australi për tre vitet e ardhshme.

Shpërndaje në: