Djokovic fiton French Open pas fitores kundër grekut Tsitsipas
Novak Djokovic ka mposhtur Stefanos Tsitsipas në një finalen e French Open, të dielën pasdite, duke triumfuar 6-7 (6-8), 2-6, 6-3, 6-2, 6-4.
Me këtë fitore, tenisti numër 1 në botë, ka fituar titullin e dytë Roland Garros dhe Grand Slamin e 19-të, teksa tash është vetëm një prapa rekordit të të gjitha kohëve, të cilin e ndajnë Rafael Nadal dhe Roger Federer.