Djersitja ka të bëjë me peshën jo me gjininë
Është kjo ajo që thuhet në një studim të publikuar në revistën shkencore “Experimental Physiology”, të zhvilluar nga një ekip studiuesish australianë të University of Wollongong dhe Mie Prefectural College of Nursing në Japoni.
Sipas studiuesve, personat që djersitin më shumë gjatë stërvitjes janë ata që janë më të shëndoshë, pavarësisht nëse janë meshkuj apo femra. Në eksperiment u përfshinë 36 meshkuj dhe 24 femra, ku që të gjithë i’u nënshtruan stërvitjeve fizike.
Studiuesit konstatuan se meshkujt dhe femrat më të dobëta, djersisnin më pak dhe se gjinia nuk kishte dallim.
Drejtuesi i studimit, Sean Notley tha se, “Djersitja është korrekte ku si meshkujt dhe femrat kanë mundësi të njëjta për të qëndruar të thatë ose jo”.