Djemtë e dëshmorit përzgjidhen nga Austria për të prezantuar historinë e tyre të suksesit si ekspert integrimi
Dy djemtë e dëshmorit të kombit, Abdullah Bugari nga Rahoveci, Adri dhe Nuri, janë përzgjedhur ekspert të integrimit për shtetin e Austrisë për të prezentuar historinë e tyre të suksesit, raporton EO.
Adri dhe Nuri Bugari po shpresojnë që me historinë e tyre të motivojnë shumë të rinj migrant.
“Sot ne jemi përzgjedhur si ekspertë integrimi për shtetin e Austrisë së Epërme, për të prezantuar historinë tonë të suksesit dhe shpresojmë se mund të motivojmë shumë të rinj migrantë me historinë tone”, ka shkruar ndër të tjera Adri.
Dy të rinjtë kanë arritur jashtëzakonisht mirë të integrohen në shtetin austriak, pasi u detyruan që të largohen nga Kosova rreth 25-vite më parë.
Babai i tyre ra dëshmor më 17 korrik të vitit 1998 duke u bërë kështu dëshmori i parë i Epopesë së Rahovecit.