Djema na vjen keq, por femrat i duan meshkujt me bark
Deri më tani kishim menduar se meshkujt me muskuj të dukshëm barku në syrin e femrave duken më tërheqës. Epo e gjithë jeta jonë paska qenë një gënjeshtër pasi rezultoka të jetë tërësisht e kundërta.
Sipas një studimi femrat kanë tendencën të tërhiqen më shumë nga meshkujt të cilët nuk bëjnë namin në palestër. Këta burra të cilët kanë një bark me më shumë dhjamë dhe me më pak muskuj duken më tërheqës në sytë e femrave. Tek e fundit vajzat janë më të fokusuara tek gjetja e një të dashuri besnik dhe e një bashkëshorti të mirë të ardhshëm.
Ndër të tjera këta meshkuj të cilët karakterizohen nga kjo lloj forme trupore kanë predispozitën për të jetuar më gjatë dhe janë më pak të rrezikuar nga sëmundje si kanceri i prostatës apo ataku kardiak.
Pra djema, kjo nuk do të thotë se duhet ta lini veten pas dore, por ndoshta nuk keni pse t’i kushtoni palestrës vëmendjen që i keni kushtuar deri më tani./Anabel