Djegia e vilës së Mefail Bajqinovcit, policia njofton se kanë nisur hetimet – s’ka të lënduar
Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i është djegur sot vila në Katunishtë të Podujevës. Policia e Kosovës ka nisur hetime për këtë rast, duke konfirmuar se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se hetimet po kryhen në bashkëpunim me prokurorin e shtetit.
“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se një villë në fshatin Katunishtë të Podujevës, është djegur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin kanë nisë një hetim për rastin”, tha Ahmeti për Gazetën Express.