Djegia e këmbëve, tregues i këtyre problemeve shëndetësore
“Djegia e këmbëve”- ndjesia e djegies në këmbë mund të jetë e lehtë ose në gjendje shumë të rënduar. Dhimbja nga ndjesia e djegies në këmbë shpeshherë ndikon në gjumin e natës. Në raste të veçanta, ajo shoqërohet me ndjesinë e shpimit me gjilpërë, nga mpirja dhe ndonjëherë nga të dyja këto.
Ndjesia e djegies në këmbë mund t’i referohemi dhe si therje në këmbë ose parestezia.
Shkaqet
Ndonëse lodhja ose infeksioni i lëkurës shkaktojnë përkohësisht ndjesinë e djegies në këmbë, ajo shpeshherë vjen si pasojë e dëmtimit nervor (neuropati periferike). Ky i fundit ndodh për shkaqe të ndryshme, ku përfshihet: diabeti, alkoolizimi, ekspozimi ndaj toksinave, mungesa e vitaminës B ose nga HIV/AIDS.
Disa nga shkaqet e ndjesisë së djegies në këmbë:
- Abuzimi me alkoolin
- Këmbët e atletit (infeksioni mykotik i këmbës)
- Kimioterapia
- Sëmundja kronike e veshkave
- Neuropatia diabetike (dëmtimi nervor i shkaktuar nga diabeti)
- HIV/AIDS
- Hipotiretoza (tiroidi joaktiv)
- Sindroma e tunelit tarsal
- Anemia
Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?
Kërkoni ndihmë mjekësorë nëse:
- Ndjesia e djegies në këmbë shfaqet papritur, veçanërisht nëse jeni ekspozuar ndaj një lloj toksine.
- Keni një plagë të infektuar, sidomos nëse vuani nga diabeti.
Lini një vizitë me mjekun nëse:
- Vazhdoni të përjetoni dhimbje ndonëse keni disa javë që po trajtoheni në kushte shtëpie.
- Vëreni që simptomat po përkeqësohen dhe bëhen më të dhimbshme.
- Ndieni sikur djegia po përhapet në të gjithë këmbën.
- Nuk i ndieni më këmbët apo gishtat e këmbëve.
Nëse ndjesia e djegies në këmbë është e vazhdueshme ose nëse nuk ka një arsye të dukshme, atëherë mjeku do të kryejë ekzaminime për të përcaktuar nëse vjen si pasojë e ndonjë gjendje të caktuar shëndetësore që shkakton neuropati periferike.
Burimi: Mayo Clinic / Shendeti.com.al