“Dje fitoi VV e sot s’kemi rrymë, më kanë mbetur thonjtë në gjysmë”- Xhuli zhgënjehet nga rezultati zgjedhor
![“Dje fitoi VV e sot s’kemi rrymë, më kanë mbetur thonjtë në gjysmë”- Xhuli zhgënjehet nga rezultati zgjedhor](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2024/09/Xhuli-533x300.jpg)
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka reaguar së fundmi përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shprehu pakënaqësinë e saj për mungesën e energjisë elektrike në Lipjan.
Në videon e saj, ajo tregoi se trajtimi i saj i manikyrit u ndërpre në mes për shkak të ndërprerjes së rrymës dhe e lidhi këtë situatë me rezultatet e fundit të zgjedhjeve dhe qeverisjen aktuale.
“Dje fitoi Vetëvendosja, sot jemi pa rrymë në Lipjan, më kanë mbetur thonjtë në gjysmë. Faleminderit shumë juve që e keni votuar Vetëvendosjen, ja rezultati. Mos më thoni pastaj jo rryma, jo shëndetësia e keqe, jo shkollimi i keq, faleminderit qeverisjes. Ju e keni votuar, juve ju bëftë mirë kulaçi”, u shpreh ajo.