“Djaloshi lepur” tallej nga shokët, por ja si duket ai pas operacionit (Foto/Video)
Pesë vite më parë Evan Hill, vogëlushi nga Zelanda e Re, njihej kryesisht me nofkën “djaloshi lepur”, pasi këtë epitet e kishte fituar për shkak të dy dhëmbëve të parë që ngjasonin shumë me të lepurit, dhe kështu bashkëmoshatarët e tallnin për këtë.
Katër dhëmbët e parë të djaloshit ishin aq të mëdhenj sa që nuk mund ta mbyllte gojën, kurse prindërit e tij nuk kishin para të mjaftueshme që t’i sigurojnë një ndërhyrje kirurgjike dentare, e cila do t’ia rikthente buzëqeshjen këtij djali, transmeton Telegrafi.
Nëna e tij ka pranuar se e kishte shqyrtuar si mundësi ta vë në hipotekë shtëpinë, që të mund të mbulonte shpenzimet e operacionit të birit.
Por në ato moment tregimi i Evanit u bë viral, dhe nga të gjitha anët e botës filloi t’i vjen përkrahja por edhe shumat e majme të hollave.
Mijëra njerëz nga Zelanda e Re, filluan t’i dërgojnë para Evanit në mënyrë që të mund t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.
Operacioni i tij ka kushtuar plot 100 mijë dollarë, kurse shuma e parave të grumbulluara ishte më e madhe.
Dhe pas pesë viteve vizita të vazhdueshme tek dentisti dhe kirurgu, Evanit më në fund i janë hequr protezat dhe tani me krenari mund t’i tregojë dhëmbët derisa qesh.