Djali i Violetë Kukajt, Mali me performancë të zjarrtë në Festivalin e këngës në RTSh
Ka nisur edicioni i 62-të i Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSh).
Siç ndodh zakonisht, gara në këtë Festival, është e atillë, që kënga fituese, më pas përfaqëson Shqipërinë në garën e Eurovizionit.
Siç njofton RTSh, në kanalin zyrtar, këtë vit, Festivali ka vendosur të mbrojë një kauzë shumë të rëndësishme që është Rritja e Ndërgjegjësimit Publik për Ndryshimet Klimatike.
Një prej performancave më interesante në fillim të këtij edicioni, është edhe kjo e Mal Retkocerit, që njëherit, është djali i këngëtares së njohur kosovare, znj.Violetë Kukaj.
Festivali i Këngës në RTSH e nisi rrugëtimin e vet në vitin 1962 në sallën e Institutit të Lartë të Arteve dhe deri në vitin 1971 u transmetua fillimisht vetëm në valët e Radio Tiranës, ndaj është cilësuar në ato vite si Festivali i Këngës në Radio. Edicioni i 10-të do të transmetohej për herë të parë në ekranin e Televizionit Shqiptar.
Regjisorë, kompozitorë, këngëtarë, poetë, dirigjentë, instrumentistë dhe artistë e kanë ngritur ndër vite në piedestal këtë event të muzikës shqiptare./periskopi