Djali i Shpejtim Bulliqit punësohet në Qendrën e Studentëve
Arbër Bulliqi, djali i Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është punësuar edhe zyrtarisht në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, në pozitën e zyrtarit për Sport dhe Rekreacion.
Gazeta Express ka siguruar vendimin për rezultatet përfundimtare të këtij konkursi, ku Bulliqi është shpallur kandidat fitues me 80.5 pikë. Vendimi mban datën e sotme.
“Kandidatët e pakënaqur me rezultatin përfundimtar kanë të drejtë ankese në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë ditësh) ditësh nga data e publikimit të rezultatave, pranë Komisionit në Zgjedhjen e Konstesteve dhe Ankesave për Nëpunësit e Shërbimit Publik në Qendrën e Studentëve-Prishtinë”, thuhet në vendim.