Djali i ri nga Turqia fut në sherr Sindin dhe Melisën
Djali i ri nga Turqia, Murati është bërë molla e sherrit mes Sindit dhe Melisës puntatën e sotme të Për’Puthen.
Debati nisi kur Sindi zgjodhi Muratin në takimin e radhës. Melisa e akuzoi se ajo po vepronte direkt sa bëri takimin dhe se kishte frikë se mos i ikte.
Debati mes vajzave:
Melisa: Sa shpejt mi, këto prurjet e reja veç me i kap se ke frikë mos të ikin nga duart.
Sindit: S’më ikën gjë nga duart mua. S’ma ka vënë njeri x këtu kështu që…
Melisa: Po të kanë thënë pulë e lagur…
Sindi: Secili ka vendin e vet, nëse Murati ndjen diçka për ty më vonë është zgjedhja e vet.
Sindi: Takimi me ty vërtetoi diçka dhe dua ta njoh më shumë.
Melisa: Të pëlqeu si fliste me mua?
Sindi: Jo ndaj teje.
Melisa: Unë i bëj pyetje një orë e kjo vazhdon dërr derr.