Djali i Maradonës: Ata që krahasojnë babin me Messi nuk dinë çfarë është futbolli
Diego Maradona Jr. ka insistuar në atë se ata të cilët bëjnë krahasime mes babait të tij dhe Lionel messi “nuk e kuptojnë futbollin”
Ecuria me 36 ndeshje pa humbje e Argjentinës u ndërpre kur Arabia Saudite ia doli që ta përmbys skuadrën e Lionel Scaloni duke e mposhtur me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të Botërorit të Argjentinës në grupe. Edhe pse Messi e filloi duke shënuar gol nga penalltia, ai nuk arriti që të këtë ndikim në këtë ndeshje dhe dështoi që t’i shpëtojë Albiceleste nga humbja që dhemb shumë.
Djali i ikonës së Maradonës ka folur për Messi pas këtij rezultati, duke thënë se ai nuk është as afër nivelit të babait të tij të ndjerë.
“Jam i mërzitur nga humbja e Argjentinës. Ende nuk mund ta besoj që kjo ka ndodhur. Të humbësh nga Arabia Saudite është çmenduri”, tha Maradona Jr. për Radio Marte. “Krahasimet që bëhen mes Messit dhe babit tim janë na ata të cilët nuk shohin dhe nuk e kuptojnë futbollin. Ne po flasim për dy planetë të ndryshme”, tha Maradona Jr.
Maradona Jr. megjithatë ka hedhur poshtë mendimet që Messi dhe Argjentina e morën këtë kundërshtarë të lehtë në këtë garë kaq të madhe. “Nuk dua t’ia hedh barrën Lionelit për këtë”, shtoi ai. “Ndonjëherë në futboll ndodh të humbisni kundër një kundërshtari të dobët. Nuk mendoj që Argjentina ishte arrogante në këtë ndeshje. Futbolli është i tillë, nëse nuk e mbyllni herët ndeshjen ndaj skuadrave të dobëta ato do ia dalin në fund”.
Skuadra e Scalonit do të synojë të kthehet nga kjo humbje shokuese kur do të përballet me Meksikën këtë të shtunë.