“Djali i kryeqytetit” paralajmëron Dritën: Të mërkurën do të tregojmë se sa e madhe është Prishtina

“Djali i kryeqytetit” paralajmëron Dritën: Të mërkurën do të tregojmë se sa e madhe është Prishtina

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi ka lëshuar një paralajmërim për rivalët nga Gjilani, Dritën.

Munishi është shprehur optimist përpara duelit të ardhshëm, duke thënë se skuadra e tij do ta tregojë fytyrën e vërtetë të mërkurën.

Ai mes tjerash ka thënë se pret një përkrahje maksimale edhe nga ‘Plisat’.

“Të mërkurën do të tregojmë se sa e madhe është Prishtina, sepse ‘rrethet’ kanë filluar ta çojnë kokën si shumë”, ka thënë Munishi.

“Plisat do të bëjnë atmosferë siç i ka hije klubit më të madh shqiptar”, shtoi trajneri.

Derbi mes Prishtinës dhe Dritës luhet të mërkurën, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 19:00.

Shpërndaje në: