Djali i Edi Ramës në një lidhje? Vajza misterioze krah tij në stadium shton dyshimet
Greg Rama, djali i ish-kryeministrit Edi Rama është parë ditën e djeshme në shkallët e stadiumit krah një vajze bukuroshe brune.
Ai ka qenë në stadium për të parë ndeshjen Tirana-Partizani. Në fotot e kapura nga paparazzi Greg dhe vajza misterioze qëndrojnë ulur në krah të njëri-tjetrit me vështrimin nga fusha e gjelbërt.
Kjo foto, ka bërë të shtohen dyshimet e ndjekësve se tashmë djali i kreut të qeverisë është në një lidhje dashurie.
Pas tërmetit të 26 nëntorit, u zbulua se njëra nga vajzat që humbi jetën ishte partnerja e tij. E që prej atij momenti asnjë detaj tjetër nuk ka qarkulluar në media për jetën e tij private.