Djali i deputetit të VV-së shpreh admirim për Bedri Hamzën: “E urrej politikën, por zotëriun e respektoj”
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka zgjedhur Gjakovën për të mbajtur punëtorinë e parë me qytetarët, në mesin e tyre pjesëmarrës ishte edhe Agon Kokaj, djali i deputetit të VV-së, Jahja Kokaj.
Madje, në këtë punëtori ai ka diskutuar me Hamzën, duke shprehur admirim për kandidatin e PDK-së për kryeministër.
Në videon që Hamza e ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, Kokaj thotë se e respekton Bedri Hamzën.
“E urrej politiken, por zotëriun e respektoj”, thotë Kokaj në videon e postuar nga Hamza.