Dizellashat po mposhten nga hibridët

Dizellashat po mposhten nga hibridët

Për herë të parë në Bashkimin Evropian automjetet hibride, të cilat njëkohësisht përdorin energji elektrike dhe motorin me djegie të brendshme, janë shitur më shumë se veturat që si karburant e përdorin naftën.

Sipas Reuters, vitin e kaluar në BE janë shitur 48 ​​hibride më shumë sesa automjete me motor dizell.

Gjatë vitit 2021 në Bashkimin Evropian janë regjistruar 1,901,239 vetura të reja hibride, që paraqet një rritje të ndjeshme krahasuar me 1.1 milionë automjete të këtij lloji që ishin regjistruar për herë të parë në vitin 2020.

Nga ana tjetër, në vitin 2021 në BE u regjistruan për një të tretën më pak vetura  dizell, sepse nga 2.77 milionë sa ishin në 2020, shitja ra në 1,901,191 vetura dizell vitin e kaluar.

Ndryshe, në dhjetor të vitit 2021 për herë të parë në BE janë shitur më shumë vetura elektrike se sa dizell.

Shpërndaje në: