Dizelët më të mirë

Dizelët më të mirë

Pas skandalit të madh të Volkswagenit me emetimin e gazrave, kur automobilat u zbuluan se përdornin pajisje mashtruese për të treguar rezultate të rreme gjatë testimeve zyrtare, besimi në automobilat dizel ka rënë dukshëm.

Motorët dizelë, që ishin në rënie të shitjeve për shkak se janë më të ngadalshëm e të zhurmshëm se automobilat me benzinë, pësuan goditjen më të rëndë ndonjëherë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, pavarësisht fjalëve se tashmë ka kaluar koha e tyre dhe se skandali i Volkswagenit tregon vlerën e vërtetë të automobilave dizelë, shumë njerëz nuk mendojnë kështu.

“Auto Express” ka zgjedhur disa nga automobilat dizelë më të mirë të vitit 2016. Automobilat më të mirë dizelë janë efikasë, të butë dhe kanë pak shpenzime, falë rregullave të fundit Euro VI të emetimit të gazrave..Koha./

 

Shpërndaje në: