Divorci mund të jetë gjenetik dhe të trashëgohet përgjatë brezave
Sipas disa hulumtuesve, divorci mund të jetë gjenetik dhe të trashëgohet.
Është fakti njohur mirë se fëmijët e prindërve të shkurorëzuar janë më të prirë të shkurorëzohen sesa fëmijët e prindërve të cilët kanë qëndruar bashkë deri në vdekje.
Kjo është supozuar se mund të ketë ndodhur si pasojë e shumë faktorëve, e jo se është trashëguese ose diçka e tillë.
Por, një studim i fundit ka zbuluar se nuk ekziston një lidhje e tillë mes fëmijëve të adoptuar, që do të thotë se ekziston një mundësi e madhe se divorci mund të jetë gjenetik.
Shanset e divorcit te fëmijët e adoptuar të cilëve u ishin ndarë prindërit adoptues, kishin qenë më të vogla sesa të fëmijëve të cilëve u ishin ndarë prindërit biologjikë.
Ky studim është vlerësuar si zbulim mjaft i rëndësishëm sa i përket çështjes së divorcit.