Ditët e arta të Dafina Zeqirit kanë mbaruar: Arilena Ara absolutisht e shkatërron në klipin e fundit
Mund të vërehet qysh në sekondat e parë…
Vetëm analizoni ecjen e Dafina Zeqirit dhe Arilena Arës në klipin e ri të dyshes… qartazi rinia e thotë fjalën e fundit.
Është një ecje plot elegancë, qëndrim e vetëbesim i Arilenës, jo aq për Dafina Zeqirin, e cila vë hapat sikur është duke e ditur se qëndron e dyta përkrah homologes së saj.
Mendoj… me t’u rrëzuar ‘beati’, Arilena shpërthen me performancë sikur dëshiron të dëshmojë se është mbi bashkëpunëtoren e saj.
Ku është sekreti? Stili so-so, por jo diçka për t’i shkulur flokët. Në fakt, setra mbi brekët dhe të epërmen e shkurtër e bën të duket sikur me qëllim ka dashur t’ia futë kot. Sikur dëshiron ta dëshmojë se me zero përpjekje, mund ta lë nën hije idhullin tuaj.
Sinqerisht, është lëvizje madhështore shahu. Grimi është minimal, flokët e lëshuara pa ndonjë koncept të stërmenduar e të rënduar, por që duket si gjëja më seksi që kemi parë ndonjëherë, në harmoni me performancën absolutisht drithëruese para kamerës.
Në anën tjetër, Dafina paraqitet me një fustan tejet ekstravagant, që vërehet se është qepur me kujdes e me mund, në kombinim me ‘Air Jordan 1’, e që e bën të duket sikur është munduar si shumë, kur në fakt Arilena është dashur të bënte diçka të tillë, marrë parasysh se është nën statusin skenografik dhe artistik të Zeqirit… ose të paktën ashtu konsiderohej deri sot.
Arilena ka bërë pikërisht atë që kanë dështuar ta bëjnë këngëtaret e tjera kur kanë bashkëpunuar në ndonjë klip me Dafinën, e fundit Tayna, e cila pësoi debakël popullor nga rivalja.
Në fakt, Arilena është aq eksplozive dhe dominuese në këtë klip, saqë një këngë mediokër e bën të duket sikur është gjëja më e mirë që kemi dëgjuar kohëve të fundit.
Dorën në zemër, pa pamjet shpërthyese të saj, vështirë se do ta dëgjonte e shikonte dikush këtë klip me entuziazmin që e shikon tash.
Triumfi monumental i rinisë dhe vullnetit kundër pleqërisë dhe eksperiencës vijon më poshtë. /Periskopi.com/