Ditën e ndeshjes, Arsenali rikujton ‘raketën’ ? e Xhakës kundër Chelseat në Premier League

Ditën e ndeshjes, Arsenali rikujton ‘raketën’ ? e Xhakës kundër Chelseat në Premier League

Arsenali pret në shtëpi sot rivalin lokal, Chelsean në derbin e zjarrtë londinez, në kuadër të javës së dytë në Premier League.

‘Të Kaltërit’ futen në këtë takim pas një fitoreje solide 3-0 kundër Crystal Palace në xhiron e parë, shkruan Periskopi.

Në anën tjetër, Arsenali vjen pas një disfateje shokuese 2-0 kundër Brentfordit.

Sidoqoftë, në përballjen e parë mes Arsenalit dhe Chelseat sezonin e kaluar, ‘Topçinjtë’ kishin triumfuar 3-1 në ‘Emirates’.

Aty Granit Xhaka shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë, të cilën e ka ripostuar faqja zyrtare e Arsenalit nëpër rrjetet sociale.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: