Ditëlindja e motrës së Neymarit përsëri në element: Braziliani zyrtarisht nuk luan kundër Barcelonës

Ditëlindja e motrës së Neymarit përsëri në element: Braziliani zyrtarisht nuk luan kundër Barcelonës

Neymar ishte i frustruar për faktin se mungoi në ndeshjen e parë të fazës së eleminimit direkt të Champions Leagues kundër Barcelonës muajin e kaluar.

Braziliani pësoi një dëmtim në fillim të shkurtit dhe u përjashtua si mundësi për të luajtur kundër ish-skuadrës, transmeton Periskopi.

PSG triumfoi 4-1 në ‘Camp Nou’, falë një hat-tricku brilant të Kylian Mbappes.

Pavarësisht epërsisë bindëse, PSG po shpresonte se ai do të rikthehej për ndeshjen e së mërkurës në Paris.

Neymar has been ruled out vs Barcelona

Ata morën një lajm brilant kur Neymar u rikthye më herët këtë javë në stërvitje.

Mirëpo, ndeshja do të vijë shumë shpejtë për të.

Sipas ‘Goal’, PSG zyrtarisht e ka përjashtuar si mundësi që Neymar të luajë të mërkurën.

Gjiganti francez nuk dëshiron të rrezikojë me përgatitjen fizike të Neymarit dhe do ta mbajë jashtë.

Kjo nënkupton se mallkimi i ditëlindjes së motrës së vetë ka goditur përsëri.

p1f0bal153tomkv8s5g1auo1tbnd.jpg

Motra e Neymarit, Rafaella Santos feston ditëlindjen më 11 mars.

Dhe Neymar gjithmonë ka qenë ose i lënduar ose i pezulluar afër datës së lindjes së Rafaellas dhe kjo ka ndodhur vazhdimisht në shtatë vitet e fundit.

 

Shpërndaje në: