Ditë zie për futbollin shqiptar: Vdes në moshë të re ish-futbollisti
Ditë e trishtë për futbollin shqiptar. Ish-futbollisti i Pogradecit, Spartak Elmazi është ndarë nga jeta në moshën 34 vjeçare.
Lojtari vuante nga një sëmundje e rëndë dhe për tre vite luftonte për jetën e tij, njoftojnë mediat shqiptare.
Një ngjarje mjaft e rëndë për futbollin shqiptar, por mbi të gjitha për familjen e sportistit.
Përgjatë karrierës së tij, Elmazi është aktivizuar me një sërë ekipesh ku bie në sy Dinamo e Kamza.
Gjithashtu është aktivizuar dhe me Tomorin, Pogradecin dhe Kastriotin.