Ditë zie në familjen Ronaldo, vdes familjari i ngushtë
Vëllai i nënës së superyllit portugez, Cristiano Ronaldos, ka ndërruar jetë dhe kjo më së shumti i ka prekur motrat e Ronaldos Katia dhe Elma Aveiro.
Të dy në rrjetin social, Instagram, shkruajtëm deklarata emocionuese.
Katia, e cila jeton në Brazil, shkroi: “Nuk prisja lajme të tilla. Sot zemra ime është në zi dhe tani vetëm kujtimet kanë mbetur. Pusho në paqe xhaxhai im i dashur. Do të kujtoj momentet tona të mira së bashku. Mendova se do të të shoh përsëri, të qesh me ty, të të përqafoj përsëri.”
Për vdekjen vëllait të saj ka reaguar edhe nëna e Cristiano Ronaldos, e cila ka shkruar: “Vëlla im, Zoti deshi të të marrë afër prindërve tanë, një yll më shumë në qiell. Pusho i qetë”.
Ndërkohë, Cristiano ende nuk ka bërë ndonjë koment.