Ditë të vështira për legjendën italiane: Birin me leukemi, do t’i dhurojë palcën

Ditë të vështira për legjendën italiane: Birin me leukemi, do t’i dhurojë palcën

Simone Pavan po lufton betejën më të ashpër: atë në krah të djalit të tij 6-vjeçar Leonardo, i cili u diagnostikua me leucemi mbi një vit më parë. Ish-lojtari i Atalantës, Sampdorias, Venecias dhe Modenës është larguar nga pankina e Vis Pesaros për t’i kushtuar shpirt e zemër fëmijës së tij, duke vendosur që t’i nënshtrohet tani edhe procedurës së marrjes së palcës së kockës, për tia dhuruar djalit të tij të sëmurë:

“Kimioterapia ishte shkatërruese, Leonardo ka nevojë për mua dhe u përfshiva pa e menduar fare – tha Pavan për ‘Corriere della Sera’ – Mjekët na shpjeguan gjithçka dhe për sa më përket mua nuk kisha asnjë dyshim”.

“Jeta më ka vënë përpara një prove shumë të vështirë, por forca vjen nga familja ime, më e bashkuar se kurrë”, shtoi Pavan, i cili u tha jo dy ofertave për punë: “Si mund të bëja në një situatë të tillë të hidhesha me mish e me shpirt në profesionin tim? Në këtë moment mendoj vetëm për Leonardon”.

Shpërndaje në: