Dita nis vetëm me këtë detox fantastik

Dita nis vetëm me këtë detox fantastik

E keni tepruar pak me ushqimin gjithë javën dhe e ndjeni stomakun disi më të fryrë se zakonisht? Ju ka zënë halli për provën e kostumit të banjës? Mos u shqetësoni aspak! Në ju sugjerojmë një detox fantastik: Ujë i aromatizuar me limon dhe kastravec.

Kjo është një përzierje perfekte për të gjithë ju që nuk e keni provuar ndonjëherë më parë, do të filloni t’i zbuloni shumë shpejt të mirat dhe benefitet e ujit detox. Kastravecët, përveçse janë hidratues shumë të mirë, ndihmojnë lehtësisht në shfryrjen e stomakut. Ndërsa agrumet si limoni lehtësojnë nxjerrjen e toksinave jashtë organizmit.

Të dy këta përbërës së bashku i japin ujit një aromë dhe shije mjaft të freskët. Provojeni! Kjo ndjesi e këndshme duhet t’ju shoqërojë gjatë gjithë stinës së nxehtë!

Image

Shpërndaje në: