Dita Ndërkombëtare e Paqes, Begaj: Historia shqiptarët i njeh si paqedashë

Dita Ndërkombëtare e Paqes, Begaj: Historia shqiptarët i njeh si paqedashë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë me dije se shqiptarët janë paqedashës.

Në urimin e tij për Ditën Ndërkombëtare të Paqes, ai ka thënë se bota është e trazuar nga mungesa e paqes në disa rajone.

“Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore. Zhvillimet më të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt. Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës”, ka vlerësuar Begaj.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes fatkeqësisht bota është e trazuar nga mungesa e paqes në disa rajone.

Posted by Bajram Begaj on Saturday, September 21, 2024

Shpërndaje në: